Dy turistë belg raportohet se kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre prej dy ditësh.
Mësohet se turistët kanë që prej datës 25 shtator në zonën e Thethit dhe ndërkohë që prej dy ditësh kanë humbur kontaktet.
Dy turistët janë identifikuar si Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry. Familjarët e turistëve pas humbjes së kontakteve me ta kanë njoftuar autoritetet belge dhe më pas edhe ato shqiptare.

