Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë solli dëme të shumta në shumë banesa në vend.
Raportohet se 4 pallate dhe dhjetëra banesa janë të pabanueshme si pasojë e dëmtimeve.
1700 qytetarë janë paraqitur në gjashtë njësitë administrative të bashkisë Durrës për të denoncuar dëmet e tërmetit, të cilat tashmë po verifikohen në terren nga grupet e verifikimit dhe ekspertët.
Dëmet më të madha janë regjistruar në lagjen 13, e njohur ndryshe si zona e Plazhit. Kati i dytë i këtij pallati është shpallur i pabanueshëm nga grupet e verifikimit, pasi konsiderohen të rrezikshme. Ndërkohë, vetë banorët vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet e brendshme të banesave të tyre.
Duhen edhe disa ditë që grupet të verifikojnë të gjitha dëmtimet që la pas tërmeti, por mbetet mister procedura që do të ndiqet pasi ata të kenë përfunduar verifikimin dhe evidentimin e tyre.

