Një mesazh i mbërritur pasditen e sotme në redaksitë e televizioneve informative se një vajzë 13-vjeccare është rrëmbyer ngriti në këmbë policinë dhe shokoi shumëkënd që dëgjoi lajmin.
Sipas denoncimit, rreth orës 15:15, vajza 13-vjeçare, sipas dëshmisë së nënës, u rrëmbye në rrugë nga dy persona me maska, teksa ishte në shoqërinë e motrës më të vogël, kur sapo kishin zbritur nga furgoni i shkollës.
Por drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi teksa dha lajmin se vajza u gjet, tha se ajo nuk ishte rrëmbyer por se ishte me disa shoqe të saj duke pirë pije freskuese pranë një qendre tregtare kryeqytet.
Kjo ishte e gjithë loja një 13-vjeçares e cila ka krijuar gjithë historinë që nga mesazhi i rrëmbimit të dërguar në media e deri tek paniku që përfshiu familjarët e saj, panik i cili u shua pas rrëfimit në polici të 13-vjeçares e cila ka pranuar se e shpiku historinë pasi familja nuk e lejonte të dilte me miqtë. Kjo bëri që e mitura të sajonte historinë që ngriti në këmbë gjithë Tiranën këtë të premte.

