Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhi, ka qenë shumë e ashpër sot në lidhje me rolin e ndërkombëtarëve në vend.
“Po pse mend e Romana Vlahutinit do marrim ne për Reformën në Drejtësi. Çfarë ka bërë ajo në jetën e vet. Ka qenë një gazetare e kronikës rozë dhe sot të na jap mend ne si bëhet reforma dhe të zgjedh një prokurore me 69 vota. Po SPAK kush do t’ua besoj ju. A e pat ju çfarë ndodhi sot në Durrës. Ç’punë ka zv kryeministri në sallën e gjyqit.
Tani më thuaj mua ti se çfarë do të ndodh kur PD të jetë në pushtet. Po ndërkombëtarët ku janë. Normale u duken atyre kjo gjë”, tha Kryemadhi.

