Një atentat ka ndodhur në Mamurras, mbrëmjen e 3 tetorit ku është qëlluar me armë ndaj një automjeti në ecje.
Sipas Shqiptarja.com, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, mbrëmjen e 3 tetorit, kur Kreshnik Pistja ka qenë duke lëvizur me automjet pranë autostradës Mamurrasit, duke shkuar për në banesë, pranë stacionit të Trenit.
Në ecje e sipër ndaj automjetit të tij është qëlluar disa herë me armë, ku plumbat kanë mbërritur deri në sediljen e parë të pasagjerit, por fatmirësisht nuk e ka kapur asnjëri prej tyre.
Për ngjarjen është njoftuar policia e Kurbinit dhe e Mamurrasit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burime nga policia thanë se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja. Ndërkohë Report Tv sjell videot ekskluzive nga automjeti në fjalë dhe shenjat e plumbave deri në sediljen e parë të pasagjerit.
Automjeti aktualisht ndodhet në komisariatin e Policisë në Laç.

