TË FUNDIT

(FOTO+VIDEO) Mungesa e tregut / Fermerët e Beratit dhe Lushnjës në protestë, bllokojnë rrugën

Fermerët e Lushnjes dhe Beratit janë ngritur sot në protestë tek ‘Ura e Kuçit’, duke bllokuar rrugën nacionale Berat – Lushnje. Arsyeja e ngritjes së tyre është për shkak të politikave të gabuara që po ndjek qeveria me ta, si dhe mungesa e vëmendjes ndaj këtij sektori vital për ekonominë e vendit.

Fermerët pretendojnë se ka mungesë e tregut të shitjes së prodhimeve të tyre, duke thënë se nuk mund t’i shesin dot prodhimet e tyre, për shkak se kostoja është më e lartë se çmimi në treg.

Ata kërkojnë ndihmën e ministrisë së Bujqësisë dhe Qeverisë për subvencionimin e produkteve të tyre, si e vetmja rrugëdalje për të mos i hedhur në kanal prodhimet e tyre.

Fermerët e qarkut të Beratit vuajnë mungesën e vëmendjes së qeverisë ndonëse po kalojnë një periudhë nga më të vështirat.

Mungesa e infrastrukturës për bujqësinë, përmbytjet dhe mungesa e dëmshpërblimeve, mungesa e tregut etj, kanë bërë që shumë prej fermerëve të jenë në prag të falimentit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat