Kryetarja e Grupit Parlamentar Rudina Hajdari ka sulmuar deputetin Korab Lita, ku e quan një protagonizëm të shëmtuar mediatik, daljen e tij në media ditën e sotme.
Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan Lita dhe gangsterët e tij kanë ushtruar presion ndaj deputetëve që kanë firmosur emërimin e tij në krye të Grupit Parlameemtar Demokrat.
Ajo shpërndan më tej edhe kërkesën e deputetes.
Teksa shpërndan kërkesën e deputetes Fatjona Dhimitri, e cila e lajmëron kreun e Kuvendit që tërhiqet nga firma e dhënë, Hajadri lajmëron se disa pamje filmike të Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë.
“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”, shkruan Hajdari.
Kujtojmë që më herët, edhe deputeti Valter Haliti u tërhoq nga firma për Korab Lita.

