TË FUNDIT

PD-së nuk i del inati me gishtin e Borchardt, ja daklarata e fortë

Për ish deputetin demokrat Aldo Bumçi nuk mund të harrohet gjesti i shëmtuar përballë Drejtorisë së Policisë i ambasadorit Borchardt

Në një deklaratë gjatë diskutimit në lidhje me pjesëmarrjen ose jo të PD-së në tryezën për reformën zgjedhore Bumçi tha se ambasadori i OSBE-së ai nuk duhej të ndodhej më në pozicionin e tij.

“Borchardt nuk duhet që të jetë aty. Axhendën e vendos kriza e thelluar dhe për fat të mirë do të jetë ambasadorja Glover e cila do të drejtoi tryezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore, si përfaqësuese e OSBE-së, jo një njëri i  pa rëndësishëm si Borchardt. Borchardt nuk duhej të ishte aty ku është, duhej të ishte larguar me kohë. Më vjen keq ku ka arritur ky vend”, është shprehur ndër të tjera ish deputeti Bumçi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat