Vdekja e 25 vjeçares Rexhina Debrova, një orë pasi lindi vajzën, pak muaj më parë, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një vendimi të marrë sot nga Prokuroria.
Akuza e Elbasanit ka marrë si të pandehur mjekun Ardian Kadefciu, i cili ka qenë një nga dy mjekët që kanë kryer operacionin e lindjes së Rexhina Debrovës.
Vdekja e 25 vjeçares, gjashtë muaj më parë, u shoqëruar me reagime dhe protestat të shumta, si nga familjarët e vajzës por dhe nga opinion publik i cili u sensibilizua me rastin.
Rezultatet e autopsisë vërtetuan se vdekja e 25 vjeçares kishte ardhur e koalugimit të gjakut, në terma mjekësorë, mpiksje e gjakut. Sipas mjekëve, kjo ka bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi mpiksja e gjakut është e rrallë, dhe format më të shpeshta të saj shfaqen te ndërhyrjet gjatë lindjes.
Por për bashkëshortin e Rexhinës dhimbja është ende prezente, si ditën e parë kur ai e humbi. Dje, përmes një postimi në rrjete sociale ai ka akuzuar hapur dy mjekët Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi, si shkaktarë të vdekjes së Rexhinës. Sipas tij, mjekët neglizhuan rastin dhe njëri prej tyre mori edhe ryshfet.

