TË FUNDIT

Debat në PE për Tiranën dhe Shkupin, reagon Hahn: Zhgënjim i thellë…

Parlamenti Europian ka pasur debate mbrëmjen e sotme lidhur me rezolutën për Tiranën dhe Shkupin për negociatat.

Komisioneri Johannes Hahn ka reaguar dhe e ka cilësuar si një zhgënjim mosmbajtjen e premtimit nga ana e BE-së.

“Zhgënjim i thellë, udhëheqësit e BE s’mbajtën premtimin. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Angazhimi ynë për perspektivën europiane të dy vendeve mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse, siç janë pasqyruar në raporte. Është një zhgënjim i thellë, për BE nuk është moment lavdie. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Javën e kaluar udhëheqësit e BE nuk mbajtën premtimin për negociatat. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse. BE të shpjegojë se sa serioz është angazhimi i saj në Ballkan. Angazhimi ynë për perspektivën europianë mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer”, tha Hahn.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat