TË FUNDIT

Basha tregon nëse do takohet apo jo me Ramën

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka folur sot edhe në lidhje me një marrëveshje apo takim me kryeministrin Rama.

Basha thotë se nuk ka asnjë kompleks as të ulet, as të diskutojë me të.

“Edhe një herë, më vjen keq që diskutimi për këtë çështje shpeshherë tkurret në koncepte, “A ulesh?”, “A s’ulesh?”. E kam dëshmuar vullnetin tim disa here, në emër të opozitës. Nuk kam asnjë kompleks as të ulem, as të diskutoj. Ka një problem për, të paktën, tre herët e fundit, kryeministri aktual e ka abuzuar vullnetin e opozitës dhe timin personal, për të zgjidhur problemet me dialog. Dhe çfarë ka ndodhur? Situata me korrupsionin nga keq është bërë shumë më keq. Bashkëpunimi i tij me aleatët e tij, që janë kriminelët, nga politik është kthyer edhe ekonomik. Shikoni çfarë po ndodh? Vetëm dje Kepi i Rodonit i është dhënë një trafikanti droge, Roland Ziut.”, ka thënë ndër të tjera Basha, në një intervistë ekskluzive për Neës 24.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat