Alvini i vogël në kampin sirian është atje vetëm dhe pa asnjë mbështetje. Qeveria shqiptare nuk po bën asgjë për ta shpëtuar atë.
Ndërkohë që në Itali me po bëjnë lëvizje të mëdha në këtë drejtim. “Të sjellim Alvinin e vogël në shtëpi”, kjo është axhenda që miratoi sot asambleja legjislative e Liguria për të sjellë në shtëpi Alvinin e vogël.
Këshilli i Qarkut miratoi unanimisht një axhendë, të paraqitur nga Paolo Ardenti dhe Alessandro Puggioni (Lega Nord Liguria-Salvini) e nënshkruar nga të gjitha grupet, e cila angazhon këtë këshill të bëhet interpretues në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane në bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Me këtë axhendë kemi angazhuar Regione Liguria të bëhet interpret në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në mënyrë që të mund të vërë në praktikë të gjitha mjetet praktike të dobishme për një përfundim pozitiv të historisë dramatike, duke lejuar ribashkimin e Alvinit të vogël me babanë dhe motrat e tij në Itali , dhe të inkurajojë një dialog diplomatik midis ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi”, shkruhet në dokument.

