Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar raportimet se ai i kërkoi departamentit të drejtësisë ta nxjerrë atë të pastër për presionin që ai ka ushtruar ndaj presidentit të Ukrainës.
Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, raportohet se refuzoi kërkesën e Trump për ta pastruar atë në një konferencë për shtyp.
Presidenti ka hedhur poshtë raportimet si “lajme të rreme”.
Hetimi i udhëhequr nga Demokratët po shqyrton nëse zoti Trump i bëri presion Ukrainës nëpërmjet një bisede telefonike për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.
Trump mohon të ketë përdorur ndihmën ushtarake amerikane për të nxitur Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për të filluar një hetim korrupsioni kundër pretenduesit të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.
Trump ka insistuar vazhdimisht se biseda e tij telefonike me liderin e Ukrainës ishte “perfekte”./real-news.tv/

