TË FUNDIT

BE thirrje Kosovës: Formoni qeverinë sa më shpejt

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, për vonesat në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit, si dhe për temat në të cilat duhet të fokusohet qeveria e re.

“Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë qenët transparente dhe të administruara mirë. Dita e zgjedhjeve ka qenë e rregullt, e qetë, ndërkaq vëzhguesit e BE-së e kanë vlerësuar procesin si pozitiv. Sidoqoftë, një muaj pas zgjedhjeve, ne ende nuk e kemi certifikimin e rezultateve, KQZ është në proces të rinumërimit të 60% të qendrave të votimit dhe kjo mund të merr kohë disa javë.

Qeveria dhe Kuvendi duhet të formohen sipas procedurave të brendshme, por ky proces nuk duhet të vonohet pa nevojë. Shpresojmë se formimi i qeverisë do të ndodh së shpejti, pasi që Kosova duhet të përqendrohet në reformat strukturale në mënyrë që ta përmirësojë jetën e popullit të saj”- tha Apostolova.

Shumë i rëndësishëm sipas saj është edhe rifillimi i dialogut me Serbinë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat