TË FUNDIT

Thaçi i jep Kurtit 48 orë kohë për të nominuar kandidatin për kryeministër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar për takimin pesë minutësh që pati me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Thaçi ka theksuar se nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Thaçi po ashtu ka treguar se i ka thënë Kurtit kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të ndërmarrë veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore si president i vendit.

“Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”-shkruan Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat