Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për arritjen e marrëveshjes me LDK-në.
Kurti ka theksuar se nuk ka ndonjë lëvizje të re në krijimin e koalicionit LVV-LDK, por sipas tij është e domosdoshme të arrijnë marrëveshje.
“Është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje. Të qeverisim bashkë. Këtë e kërkojnë qytetarët çdo ditë”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se me qetësi politike duhet të ulen e të merren vesh. “Jemi aq afër, se po u afruam edhe më, merremi vesh. Nuk ka takime prerj 8 ditësh. Unë jam në Kosovë dhe jam i gatshëm për t’u takuar”, tha Kurti.
Në lidhje me kërkesën e presidentit Thaçi për dërgimin e emrit për kryeministër, ai tha se “ne do t’ia dërgojmë propozimin tonë, por do të përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodh pas marrëveshjes që do të arrijmë me LDK-në”.

