TË FUNDIT

Lajm tronditës/ Humb jetën shqiptarja në Itali, pronari gjen dhe burrin e larë në gjak, dyshohet se…

Një ngjarje tejet tragjike ka ndodhur më 31 janar në Xhenova të Italisë, ku shqiptarja Laureta Zyberi, 42 vjeç, u gjet e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese shtëpie në lagjen Marassi.

Pranë trupit të saj pa jetë, është gjetur i plagosur dhe bashkëshorti i saj po shqiptar, Eduart Zyberi, rreth dhjetë vite më i madh. Ka qenë pronari i apartamenti ku punonte shqiptarja, i cili ka gjetur të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme.

Më pas ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore dhe autoritetet policorë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale italiane.

Shqiptarja humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak.

Dyshimet janë se Eduarti ka qëlluar fillimisht mbi Lauretën dhe më pas ka vrarë edhe veten.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat