Prodhimi i energjisë për vitin 2019 ka shënuar rënie drastike me 40%, kjo edhe për shkak të kushteve atmosferike.
Rënia ka detyruar institucionet që ti drejtohen tregjeve ndërkombëtare, duke e blerë energjinë me 9.2 lek/kilovat nga 1.5 lek/kilovat që është në tregun vendas.
Gordani: Buxheti i shtetit do të duhet të aktivizohet në periudhë shumë të shkurtër me masa emergjente, me një kosto më të lartë për të balancuar ato që kanë kërkesat e kompanive për të mbajtur dhe vazhduar sherbimin.
Fakti se trendi rënës është i përsëritur për ekspertin Lorenc Gordani duhet të mobilizojë institucionet që të mos mbeten me sytë nga qielli në pritje të reshjeve të shiut.
Gordani: Së pari diversifimi, së dyti zbutja e risqeve financiare që afektojnë sektorin në këtë moment dhe masa e tretë dhe më e shpejta ka të bëjë me liberalizimin e sektorit dhe hapjen e tij.
Vetëm gjatë vitit 2019 fatura e OSHEE për të garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji për konsumatorët arriti në shifrën rekord prej 350 milion eurosh.
Hidrocentralet publike shënuar rënien më të ndjeshme të prodhimit me 49% ndërsa ato ato private dhe koncesionare me 18.4%.
Sipas bilancit të publikuar nga vetë OSHEE, pritet që për vitin 2019 të ketë një rezultat financiar negativ prej 7.4 miliard lekësh.

