TË FUNDIT

Heronjtë e luftës/ Sindikata e Infermierëve bën kërkesën e madhe: Menjëherë duhet të…

Sindikata e Infermierëve i ka dërguar një letër kryeministrit duke i kërkuar që të vlerësojë infermierët edhe me një pagë shpërblim dhe kjo t’u kalojë në llogaritë personale në momentin më të afërt të mundshëm.

“Pershendetje! Ju falenderojme per masat e marra dhe per vleresimin e bere per punonjesit e shendetesise, te cilet jane heronjte e vertete te kesaj lufte. Ju vleresuat pararojen e kesaj lufte, por te gjithe jane heronj te vertete sot per sakrificat qe bejne ne realizim te misionit te tyre. Neqoftese kishim nje Nene Terza e Kalkutes, sot te gjithe keta jane Nene Terezat e Shqiperise.

Ne kerkojme qe per nje motivim me te madh, por edhe per plotesim te nevojave te tyre ne keto dite t’u jepet nje page shperblim dhe kjo t’u kaloje ne llogarite personale ne momentin me te afert te mundshem. Kjo do te ndikoje sadopak ne perkushtimin e tyre ne balle te kesaj lufte”, thuhet në letër.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat