Dj i njohur shqiptar Vik Kraja nëpërmjet një postimi në instagram u bën thirrje të gjithëve për të bërë durim lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.
I ati i tij i është përgjigjur thirrjes së qeverisë dhe duke iu kthyer detyrës si mjek në spitalin Infektiv.

“Heronjtë e së nesërmes!
Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po t’i mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne.
Dhe ne s’na rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI”, shkruan DJ Viki.

