Gazetari Ylli Dylgjeri ka dhënë pak më parë lajmin se një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Dylgjeri bën të ditur se miku i tij Fatos Hasa, 50-vjeç, ishte shtruar në një spital në Selanik në Greqi, ndërkohë që shton se lajmin e hidhur ja dhanë të afërmit e familjes.
Postimi i plotë
Miq,
Sot ne oren 7.10 me ra zilja e telefonit…lajmi që
më erdhi nga përtej më piklloi pa masë…
Më telefononte një djalë i vogël :
Xhaxhi Ylli, xhaxhi Ylli, me vdiq babi!
E pabesueshme! Kishte vdekur Fatos Hasa!
Bashkëpuntori dhe shoferi im në gazetë e në Ministrinë e Brendshme. Po miq. S’dua ta besoj! Vdiq nga Koronavirusi.
Dhimbje e madhe per familjen e të afermit.
Ngushëllime gruas e familjes.
Ta kujtojme Fatosin e mire.
I paharruar kujtimi.


