TË FUNDIT

Hapet spitali COVID-2/ Manasterliu: realizohet kirurgjia e parë e një pacienteje me COVID-19

Duke filluar nga ditën e sotme spitali “Shefqet Ndroqi” do të jetë spitali i dytë COVID në vend. Lajmin e ka dhënë  ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka pritur pacientin e parë, një ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.

“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, bëri të ditur Manastirliu.

Ministrja e Shëndetëisë tha se kjo situatë do të kalohet duke respektuar të gjithë Paktin e Madh për Shëndetin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat