Kërkuesit nga Universiteti i Stanfordit kanë bërë disa kërkime rreth rrezikut të transmetimit të SARS-CoV-2 përmes burimeve ujore, sipas express.co.uk.
Studimi ka gjetur prova që sugjerojnë se koronavirusi, ose të paktën gjenomi i tij, mund të ekskretohet në feçe.
Ky ekspozim fekal më pas mund të bëhet rruga e transmetimit, sipas shkencëtarëve të Universitetit Stanford.
Alexandria Boehm, e cila drejtoi studimin, tha:
“Nuk ka të ngjarë që kjo të jetë një rrugë kryesore transmetimi, por një person potencialisht mund të ekspozohet duke bashkëvepruar me ujin e ndotur me materie fekale të patrajtuar”

