Doktoreshë Ornela Gelaj është një ndër mjeket që udhëtoi drejt Italisë për t’iu ardhur në ndihmë në luftën kundër koronavirusit. Ka qenë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo që ka publikuar në “Facebook” mesazhin e mjekes.
“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëton fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” – Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në #Itali!
#FORCA
#JEMIMEJU 🇦🇱🇮🇹

