TË FUNDIT

Banka Botërore: Pandemia e koronavirusit do të rrisë varfërinë në Shqipëri

Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore, nga kriza e koronavirusit Shqipëria pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Covid ka goditur prodhimin, tregtinë, turizmin dhe shërbimet e tjere jo të tregëtueshme. Rindërtimi dhe rimëkëmbja e prodhimit të energjisë elektrike do të kompensojnë pjesërisht rënien në aktivitetet të tjera. Turizimi dhe trasporti, të dy këta sektorë do të marrin goditje të fortë nga pandemia, pasi numri i furnizimit të punës do të bie ndjeshëm nga masat e marra nga qeveria për distancim social”.

Nëse pandemia arrin të kontrollohet në tremujorin e dytë, ekonomia pritet të ketë një kthesë pozitive në tremujorin e fundit të vitit. Ne raport thuhet gjithashtu se borxhi publik pritet të rritet mbi 70% të PBB në vitin 2020, si dhe deficiti do të rritet në 3,9 për qind të PBB. Shkak per kete jane te ardhurat e pakta për shkak të pandemisë dhe mbështetja financiare e dhënë për rindertimin pas tërmetit të 26 nëntorti të vitit të shkuar.

Grupi i Bankës Botërore premton se është duke marrë masa për t’i ndihmuar vendet në zhvillim duke dhene deri në 160 miliardë $ gjatë 15 muajve në vijim.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat