TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Shkon në 25 numri i viktimave nga COVID-19, MSH konfirmon 19 raste të reja të infektuar

Ministria e Shëndetësisë sapo ka konfirmuar se ka ndërruar jetë një pacient nga COVID-19 duke e çuar numrin e viktimave në 25. Ndërkaq, MSH ka njoftuar se brenda 24-orëve të fundit janë shënuar 19 raste të reja me koronavirus.

 

Njoftimi:

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital një 90 vjeçar i infektuar me koronavirus, i cili kishte sëmundje bashkëshoëruese, diabet, astma bronkiale dhe hipertension. Ai ndodhej prej 11 ditësh në spital.

Ndërkohë, 19 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nga 252 teste të kryera tek personat e dyshuar.

11 në Tiranë,1 në Krujë, 1 në Korcë dhe 5 raste të reja në Kukës, njëri prej të cilëve është personel shëndetësor

 

Në total deri më tani në Shqipëri janë kryer 4558 teste, ku 494 kanë rezultuar pozitiv.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

 

– Tiranë           237 raste

– Durrës           42 raste

– Lushnje         6 raste

– Elbasan         16 raste

– Fier                32 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             18 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          71 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë             7 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë              5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës        6 raste

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat