TË FUNDIT

Gjermania i kërkon Kinës 150 miliardë euro për dëmet e shkaktuara nga COVID-19

Së fundmi i është bashkuar shteteve të cilat e akuzojnë Kinën si fajtore për përhapjen e koronavirusit edhe Gjermania.

Britania e Madhe, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të  Amerikës e kanë akuzuar Kinën si fajtore e kësaj liste iu shtua së fundmi edhe Gjermania e cila i ka kërkuar 150 miliardë euro dëmshpërblim.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik Express, por kërkesa për këtë shifër ka ardhur nga prestigjiozja gjermane BILD, e cila është përfshirë në një ‘luftë të ftohtë’ me Kinën.

BILD, në një artikull me titullin “Ajo që Kina na ka borxh”, ka hartuar një faturë se çfarë duhet të paguajë Kina.

Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura të turizmit, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.

Ndërkohë Kina nga ana tjetër i është përgjigjur këtij artikulli, duke u shprehur se “nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin”.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat