TË FUNDIT

Pensionistët shijojnë ‘lirinë’ deri në 11:00, ja si do jenë oraret gjatë javës për liri-daljen e tyre

Ashtu si fundjavën që lamë pas, edhe këtë të shtunë pensionistët kanë mbushur rrugët pasi sipas vendimi të Edi Ramës, ata kanë mundësi të dalin deri në orën 11:00.

Kryeministri Edi Rama tha dje pasdite se sërish të moshuarit do të kenë mundësi të lëvizin, vetëm, deri në orën 11:00. Por të gjithë qytetarët e tjerë nuk mund të dalin deri të hënën pasi asgjë nuk është e hapur, as dyqane e as farmaci.

“Është e domosdoshme që pensionistët t’i lehtësojmë, nesër është dita e tyre në gjithë Shqipërinë. Në zonat tuaja të gjelbra, do e kenë lirinë deri ne 8 e 30 edhe gjatë javës, s’do dalë njeri tjetër, do dalin vetëm ata, por jo domino edhe të tjera, sepse rrezikojnë jetën”, tha Rama dje.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat