TË FUNDIT

Pse kurba e të infektuarve nuk është stabël? Sqaron Mjeku Tritan Kalo dhe tregon faktorët

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka sqaruar në një intervistë të dhënë për televizionin Klan ka sqaruar pse ndodh ndryshimi i kurbës së të prekurve me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas doktor Kalos thotë se dy janë arsyet që në Shqipëri kanë përcaktuar mbajtjen nën kontroll të situatës.

“Numri i rasteve pozitive ka të bëjë me disa faktorë. Së pari, shtrirjen e testimeve në vatrat e reja të personave të kontaktit ose të rrethit të parë ose të dytë, ka të bëjë me numrin e përgjithshëm të testimeve, pozitivitetin e tyre. Si rregull në botë nga numri i përgjithshëm i testimeve pozitiviteti varion midis 8 dhe 12 %. Ne jemi afërsisht tek 11%, duke pasur parasysh totalin e 7409 testimeve dhe pozitive deri më sot kanë rezultuar 7306.”

Efiçencën e rasteve që rezultojnë pozitiv në popullatë mjeku Kalo thotë se e përcaktojnë dy elementë të rëndësishëm. Ai thotë se aktualisht vendi ynë është në shifra relativisht të ulëta, ç’ka ka çuar në mirëmenaxhimin e situatës nga bluzat e bardha.

“Shtimi i numrit të shtrimeve në spital dhe mbi të gjitha shtimi i të sëmurëve që trajtohen në terapi intensive. Fatmirësisht numri i të shtruarve në spital është në shifra relativisht të ulëta dhe numri i të trajtuarve me terapi intensive kurrë si ka kapërcyer kapacitetet këtyre reparteve në vlerën 50-60% të tyre, çka e bën të mundshme të mirëmenaxhohen rastet e ardhura në spital”, tha Kalo për TvKlan.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat