Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka publikuar disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e virusit të rëndë.
“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19”, shkruan Manastirliu.


