TË FUNDIT

“Vajza më kërkonte t’i çoja foto të babait”. Rrëfimi prekës i mjekut

Mjeku Pëllumb Pipero mbrëmjen e djeshme  ka rrëfyer një ngjarje të dhimbshme që ka ndodhur të Infektivi. Pipero foli për rastin e një pacienti që kishte ndërruar jetë dhe vajza që ndodhej në Itali i kërkonte foto të të atit, apo djali i një pacienti tjetër kërkonte të dinte ku e kishte varrin i ati.

“Kemi pasur qytetarë që kanë humbur jetën dhe nuk kanë pasur asnjë të afërm. I kanë pasur fëmijët jashtë. Njërit i qëlloi edhe gruaja bashkë me fëmijët në Itali dhe vajza që më lutej çoja një foto apo video të babait. Ka pasur dhe nga ata që më kanë pyetur se ku mund ta gjej várrin e babait tim.

Pándemitë nuk janë gjëra të zakonshme, janë të jashtëzakonshme. Kam 40-vjet doktor dhe është hera e parë që e përjetoj këtë lloj pándemie. Kjo pándemi nuk i ngjan as gripit spanjoll është shumë herë më e frikshme. Ndoshta për shkak të mungesës së kapaciteteve mjekësore në të gjithë botën”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat