“Çfarë të bëni? Braçe u bën thirrje qytetarëve: Vizitojeni këtë vend, gjithçka që ju sheh syri…

brace.jpg

Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një statusi në Instagram, u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të vizitojnë Divjakën pasi atje do të gjejnë gjithçka të mrekullueshme që ofron natyra, ndërsa ka këshilluar edhe disa prej vendeve që nuk duhen humbur pa i vizituar.

“Ne #DIVJAKE them une!

Cdo gje qe doni e gjeni atje;

Diell, ajer, park, lagune, pelikane, flamingo, zogj, det, ushqim i fresket dhe shumefish me i lire se ne Lalez apo Palase!

Cfare te beni sipas meje?

  1. Guiden me varke neper strugat e Parkut te madh;
  2. Guiden neper shtigjet e Parkut deri tek Pisha e Madhe;
  3. Shkoni ne Kishen e Kuqe te Shen Thanasit ne Karavasta;
  4. Ngjituni ne Kulla360G te shihni gjithcka;
  5. Te hani nje dreke vertete te shendetshme me ushqime teresisht te vendit;
  6. Kur te ikni te ndaloni tek tregu i xhaxhi Minait e te blini qepe te thate-te re me vetem 22 leke (60 eshte ne Tirane), patate te re ne nje super cilesi me vetem 32 leke (80 eshte ne Tirane);

Gjithcka tjeter qe ju sheh syri duke nisur nga karrota e famshme e #Divjakes!

Dite te mbare!”, shkruan Braçe krahas fotove.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303