Në Shqipëri numri i të vdekurve nga korronavirusi ka shkuar në34. Mësohet se një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.
Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore, njoftoi mbrëmjen e sotme Ministria e Shëndetësisë.
I moshuari ishte bartës i COVID-19, por asimtomatik për sëmundjen. Sipas MSH, 88- vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

