Të forta ishin lëkundjet e sotme të tërmetit në Tiranë dhe Durrës dhe krijuan një lloj paniku të banorët e këtyre dy qyteteve.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur sizmiologu Llambro Duni, i cili apeloi që nuk duhet të kemi frikë pasi këto lëkundje janë pasgoditje të tërmetit të 26 nëntorit.
“Këto janë pasgoditje të tërmetit të nëntorit. Ishte tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës rihter dhe me thellësi 6 kilometër. Lëkundjet dallohen edhe në sipërfaqe dhe çlirimi i energjisë ndodh ku ajo gjen një pikë më të dobët.
Ngjarje të tilla janë normale. Nuk medoj se duhet të kemi frikë nga këto lëkundje. Ato mund të shkaktojnë dëme vetëm në struktura që janë shumë të dëmtuara”, tha ndër të tjera sizmiologu Llambro Duni në një intervistë në news24.

