Mjeku Pëllumb Pipero ka qetësuar shqiptarët sot duke thënë se koronavirusi nuk do të ketë një valë të dytë në vjeshtë ose dimër në Shqipëri.
“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye. Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale. Ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët,”– tha ai në Syri Tv.

