Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë te rruga e ‘Durrësit’, ku një automjet me drejtues shtetasin M.H., 28 vjeç, ka përplasur një biçikletë me drejtuese shtetasen R.D., 23 vjeçe.
Mësohet se 23-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

