TË FUNDIT

Gjendja në QSUT, riinfektimi dhe rikthimi i karantinës, flet shefja në ISHP Silva Bino

Drejtuesja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një intervistë të dhënë në ABCnews ka deklaruar sot se ka një shpërthim të COVID-19 në QSUT.

“Nuk mund të them burim infeksioni, ka pasur një shpërthim. Personeli i QSUT është edhe qytetar që jeton në familje dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshe dhe kjo gjë mund të ndodhë, por me rëndësi është zbatimi i masave që ndoshta në disa reparte nuk janë zbatuar me rigorozitet. Natyrisht që po merren masa. Shpeshherë janë mjekët dhe profesorët që i neglizhojnë sepse duket si gjëra të thjeshta, por me rëndësi të madhe.

Bino komentoi edhe personin e riinfektuar.

“Dua të theksoj që personi është infektuar, ka pasur shenja të lehta herën e parë. Ka qenë një rast që është negativizuar me vështirësi. Lindi nevoja për tu testuar për herë të dytë, sepse një familjar i tij u identifikua me Sars cov2.

Deri tani dimë se koronaviruset nuk lenë imunitet për një kohë të gjatë. Gjatë ritestimit u pa që ishte pozitiv. Në botë po flitet se pavarësisht se e kalon koronavirusin mund të jesh në gjendje të lëshosh virus, por nuk je transmetues. Ne menduam se nëse kemi të bëjmë me hedhje virusi apo ri-infektim. Fakti që personi bëri pneumoni interstitial u mendua për një ri-infektim. Por nuk jemi ne rasti i parë që ka ndodhur. Pavarësisht se e kalon COVID-19 përsëri duhet të ruhesh. Ka shpresa për dy lloje vaksinash. Vaksina lidhet me një virus tjetër që ndikon në përgjigjen imunitare ndaj këtij virusi.

Në lidhje me mutacionin e virusit do të presim se si do të shkojë, sepse edhe në lidhje me viruset ka garë në lidhje me adaptueshmërinë tek njerëzit. Është e vështirë të bësh parashikime, por tashmë nuk është e vështirë të bësh përgatitje”, tha ajo.

Pyetjes nëse do të shkojmë apo jo drejt një rimbylljeje, Silva Bino iu përgjigj  se ky numër rastesh pavarësisht se është i lidhur me disa shpërthime duhet të kontrollohen, kjo është sfida jonë për këtë javë.

“Mbyllja është masë lehtësuese që të lejon të përgatitesh, të fitosh eksperiencë. Spitali gjatë mbylljes ka fituar eksperiencën e vet. Mbyllja dhe kufizimi të lejojnë ta shtrish në distancë dhe ta zbusësh kurbën.

Por ka edhe masa të tjera, si ndalimi i grumbullimeve, e disa aktiviteteve, me rëndësi është që çdo qytetar duhet të jetë i përgjegjshëm. Nuk duhet të futemi në supermarkete pa maska”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat