Ka pasur probleme sot për maturantët të cilët kanë zhvilluar provimin e Letërsisë për Maturën Shtetërore.
Pretendimi vjen nga ana e prindërve. Bordi i Prindërve të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Tiranë i kanë çuar një ankesë ministres Shahini.
Ata shprehen se provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga MASR.
“Provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga ana e MASR. Fëmijët dolën të traumatizuar dhe të zhgënjyer. Fëmijët në provim kanë dalë shumë keq. U hodhën poshtë 3 vite sakrificë të shkollës”, thanë prindërit.
Po ashtu, prindërit janë shprehur se kërkojnë reagim të shpejtë nga Ministria e Arsimit.

