TË FUNDIT

Policia i dhunoi të birin/ Rrëfimi i mamasë: Sa herë që më kujtohet rrëqethem

Video e dhunës së ushtruar ndaj 15-vjeçarit bëri xhiron e mediave dhe të rrjeteve sociale. Sarandi Çobo është 15-vjeçari, që u dhunua disa ditë më parë nga një punonjës i policisë, pranë zonës së Liqenit Artificial, pasi u kap me biçikletë jashtë orarit të lejuar.

Ditën e sotme, nëna e tij Zaida Çobo, ishte e ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan, ku tregoi se sa herë që e kujton atë moment rrëqethet.

“Unë sa herë që më kujtohet po rrëqethem. Unë kam marrë atë ditë djalin në telefon, për t’i thënë të kthehet në shtëpi që të hante ushqim, siç bën çdo nënë. Dhe ndërkohë që djali më thotë që jam në komisariat, diçka që më shokoi, nuk e prisja për asgjë në botë. Komisariat? Për çfarë arsye? Më kanë kapur me biçiketë. I them në çfarë komisariati? Më thotë tek 2-shi. Shkoj me vrap, e marr djalin, mësova që kishin hedhur një pjesë tek Jeta Osht Qejf. Por realisht nuk e pashë fare, nuk ia hodha sytë, se isha shumë e tensionuar dhe shkoj në shtëpi. Në momentin që shkoj në shtëpi, pjestarët e familjes që ishin terrorizuar tmerrësisht shumë, se e kishin parë. Kur e pashë në shtëpi pastaj, tërë natën nuk kam fjetur gjumë. Përpiqesha të bëja atë të fortën, se jam pak si grua e hekurt dhe duke iu dhënë kurajo të gjithëve pjestarëvë të familjes, mamit, fëmijëve, deri nga ora e 3 e 30 që ata fjetën, unë rrija e fortë. Pasi ata fjetën pastaj deri nga ora 5”, tha ajo.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat