Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Sipas njoftimeve paraprake, bëhet me dije se një 31-vjeçar dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës e për pasojë ka ndërruar jetë.
“Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç, është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

