Që prej ditës së parë të pandemisë asnjëherë nuk na është thënë prerazi nëse duhet t’i përdorim apo jo dorezat në mbrojtje të koronavirusit.
Kirurgu i njohur dhe ish Ministri Arben Beqiri, i është drejtuar me një thirrje Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që të mos i detyrojnë baret, restorantet, bankat e shumë shërbime të tjera, në vendosjen e dorezave nga ana e personelit.
Sipas Beqirit, mbajtja e dorezave është më e keqe, pasi sipas tij kthehet në një përhapëse të infeksionit.
“Në shumë bare, shërbime publike, banka, etj shoh personelin të mbajnë doreza.
I bëj thirrje Min. Ogerta Manastirliu, dhe Komitetit te TaskForce që sa më shpejt të urdhërojnë mospërdorimin e tyre në këto shërbime.
Dorezat bëhen vetëm përhapëse të infeksionit Covid dhe të shumë infeksioneve të tjera.”-shkruan mjeku.

