Sipas asaj që raportojnë mediat është mësuar se së fundmi janë konfirmuar edhe 6 të infektuar me Covid-19 në Delvinë. Ata janë kontakte të rastit të parë të zbuluar më 23 qershor.
Sipas mediave, mes të infektuarve është edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës.
Kujtojmë se ditën e sotme u njoftua se 67 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2114.

