Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Përroi Leshniqës në Qerret, ku është gjetur nga peshkatarët një trup i pajetë.
Njoftimi paraprak:
Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

