Një zbulim shumë i madh arkeologjik, ai i një varreze tumulare në Himarë e periudhës së Bronzit të Vonë, është konfirmuar nga arkeologët.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Aleksandër Çipa, i cili thotë se gërmimet arkeologjike të kryera së fundmi në Himarë kanë nxjerrë në dritë varrezën tumulare që daton në shekullin XV-XII para erës së re.
Në shkrimin e plotë thuhet:
Ky është një zbulim i madh!!!!! Shumë, shumë i madh për arkeologjinë shqiptare dhe më gjerë!!!!
Zbulim i ri arkeologjik në Himarë
-Arkeologët vlonjatë zbulojnë varrezën tumulare të shekullit XV-XII p. Kr-
Himare 6 korrik 2020
Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë (Shek. XV-XII p.Kr).
Sipas arkeologëve zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet në bregdetin e Himarës, duke i’a shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare. Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor.
“Sipas arkeologëve zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji në bregdetin e Himarës.


