Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë dje një deklaratë të fortë, ku ka thënë se Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është pa shkollë dhe nuk ka diplomë.
Kryemadhi: Universitetet Shqiptare duhet të jenë totalisht të pavarura nga politika shqiptare. Universiteti është universitet. Universiteti merret me gjeniun. Universiteti merret me studentin, edukon brezin e ri. Vetëm në Shqipëri univeristeti i rri gati-tu politikës. Ministrja pa diplomë shkolle, me kolegj dy-vjeçar vjen dhe urdhëron, apo fyen universitetin shqiptar.
Qafoku: Për Besa Shahinin e keni fjalën?
Kryemadhi: Po sigurisht.
Qafoku: Është pa shkollë?
Kryemadhi: Po pa shkollë është. Ku e ka diplomën? Kërkojani.

