Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shfaqur optimist ditën e sotme në lidhje me situatën e pandemisë.
Ai tha se njerëzit nuk duhet të tmerrohen, pasi 94% mund të shërohen në banesë. Përsa i përket vdekshmërisë, e cila është në rritje, Brataj tha se nuk e kalon atë të gripit sezonal.
“Janë gati dy vaksina që mund fillojnë të prodhohen në fund të këtij viti. Kjo sëmundje ka një përqindje shumë të lartë të shërimit, 94% shërohen në banesë. Nuk duhet të tmerrohemi. Dhe vdekshmëria nuk është më e madhe se gripi i sezonit,” u shpreh Brataj, në një prononcim për “Report Tv”.

