TË FUNDIT

U infektua me COVID, 37-vjeçarja shkel rregullat, del nga banesa, ja ç’i ndodh…

Një 37-vjeçare nga Berati e prekur me COVID-19 ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe ka dalë jashtë banesës, duke u kthyer në burim infektimi ndaj qytetarëve të tjerë.

Policia ka ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë 37-vjecaren.

Njoftimi

Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se shtetasja E. Z., nga Berati, e cila është infektuar nga COVID-19, kishte shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe kishte dalë jashtë banesës, duke u bërë burim infektimi për personat e tjerë. Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë.

Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat