Ish-deputeti demokrat, njëherazi ish-ministër i Shëndetësisë, Bardh Spahia, ka folur sot për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vendit.
Në një intervistë në “Neës 24” ai tha se qeveria fsheh të dhënat reale në lidhje me personat e infektuar me Covid-19.
“Për Covid-19 nuk ka asnjë transparencë. Duhet transparencë e plotë mbi gjithcka që bëhet për koronavirusit. Kemi zero informacion për origjinën e testeve. Jemi në prag të kolapsit të plotë të sistemit shëndetësor. Në Spitalin Shefqet Ndroqi ka më shumë të infektuar nga se thuhet. E gjitha kjo sjell një dështim të plotë të institucioneve shqiptare.
Nevojitet urgjentisht të merren masa konkrete për garantimin e personelit të nevojshëm, që duhet thënë se është i pakët në raport me pacientët. Mjekët kanë nevojë për trajtim special. Situata kërkon personal të specializuar dhe jo me personel mjekësor të paspecializuar. Kjo sepse në vend të përmirësimit, mund të kthehet më në rrezik për përhapjen e virusit”, tha Spahia.

