Një punonjëse në Institutin e Sigurimeve Shëndetesore në Lushnje ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Menjëherë stafi i është nënshtruar analizave, për të parë nëse janë infektuar ose jo.
Aktualisht të gjithë punonjësit e këtij institucioni ndodhen në shtëpi, ndërsa do të jenë rezultatet e testit ato që do të vendosin nëse do të rifillojë apo jo puna.

