TË FUNDIT

Foshnja e pajetë u gjet te koshi i plehrave, policia zbulon të tjera detaje, kush është gruaja e arrestuar?

Një 32 vjeçare është shoqëruar sot nga policia, pasi dyshohet se ka lënë një foshnje në një kosh mbeturinash, që u gjet sot i pajetë te ish-markata tek rruga ‘’Ali Demi’’ në Tiranë.

H.M, 32 vjeç është banuese në Gjirokastër por nuk dihet se çfarë roli ka pasur ajo.

Njoftimi:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se  në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur  identifikimi si dhe shoqerimi  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat